Telegrafi

Aksident në Negotin, humb jetën një 47-vjeçare

Sot në mëngjes në magjistralen A1 tek tuneli T1, në pjesën Gjevgjeli-Negotin ka ndodhur një aksident në të cilën ka humbur jetën një grua.

Në aksident ka ndërruar jetë T.P.P. (47) nga Negotina e cila po drejtonte automjetin “Fokus” dhe ka dalë nga rruga, njofton Riste Samarxhiev, zëdhënës i SPB Veles.

Komunikacioni në rrugën Gjevgjeli-Negotin për momentin është i ndërprerë, ndërsa në vendin e ngjarjes po kryhet ekspertizë/Telegrafi/