Telegrafi

Aksident në Mitrovicë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në qytetin e Mitrovicës, pasi shoferja e veturës ka humbur drejtimin, duke hyrë në një pjesë të gjelbëruar.

Ky aksident ka ndodhur gjatë mesditës në qytetin e Mitrovicës, saktësisht afër komunës së Mitrovicës.

Nuk raportohet për të lënduar. /Telegrafi/