Telegrafi

Aksident në Mitrovicë, lëndohet motoçiklisti

 Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e mbrëmjes në Mitrovicë, ku si pasojë lëndime trupore ka pësuar një motoçiklist.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Shemsi Ademi”, afër hekurudhës, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 17:00, në rrugën ” Shemsi Ahmeti” është raportuar për aksident trafiku me lëndime, të përfshira në aksident një  veturë dhe motoçikletë, si pasojë e aksidentit lëndine trupore ka pësuar  një person i cili ka kërkuar tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës”, tha Zahiti. /Telegrafi/