Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën drejtpërdrejt në zonën e njohur si Ura me Harqe në Milot.
Mësohet se katër persona janë plagosur rëndë. Të përfshirë në aksident janë dy makina.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë humbja e kontrollit të mjetit nga drejtuesi i “Wolksvagen Pasat” që ka goditur “Mercedes-in”, shkruan Lapsi.al.
Shoferi i një prej mjeteve mbeti i bllokuar për disa minuta në makinë.
Të plagosurit kanë marrë fraktura të shumta dhe janë dërguar në Tiranë për mjekim të specializuar. Ndërkaq policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
FOTO: Ilustrim