Telegrafi

Aksident në mes një automjeti dhe treni në Drenas

Një aksident trafiku ka ndodhur në mes një automjeti dhe të një treni që transportonte xehe në fshatin Qikatovë e Vjetër të Komunës së Drenasit, ku si pasojë vozitësi i automjetit ka pësuar lëndime trupore.

Ai fillimisht ka marrë trajtim mjekësor në qendrën shëndetësore në Drenas, e më pas dërgohet për tretman të mëtejmë mjekësor në QKUK-së, ku pas tretmanit mjekësor është liruar.

Policia thotë se është iniciuar rasti dhe mbetet nën hetime. /Telegrafi/