Telegrafi

Aksident në Mavrovë, tre persona të lënduar rëndë

Foto: Ilustrim

Tre persona janë rëndë të lënduar që kur mbrëmë automjeti i tipit “Grand Cherokee” me tabela të Bullgarisë ka dalë nga korsia tek e ashtuquajturi udhëkryqi i Mavrovës – Mavrovi Anovi, kumtoi MPB.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:40. Me automjetin ka drejtuar A.A nga fshati Zhirovnicë i cili është më lehtë i lënduar. Ai dhe A.Z (26), P.B (28) dhe S.E (25) janë dërguar në Qendrën Mjekësore – Gostivar.

Policia e Stacioni të Gostivari bëri hetimin e vendit të ngjarjes. Po punohet për zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/