Dje në ora 13:53 në SPB Manastir është raportuar se në kryqëzimin e rrugës “Naum Naumovski” me rrugën “Prilepska” në Manastir, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit “Volkswagen Golf” me targa të Manastirit, i drejtuar nga 65-vjeçari D.P. nga Manastiri dhe automjeti i “Shkoda” me targa të Shkupit, i drejtuar nga 53-vjeçari G.S. nga Kumanova, njoftojnë nga MPB.
“Në aksident ka mbetur i lënduar rëndë shoferi D.P. dhe është transferuar në Spitalin klinik të Manastirit, ku më pas ka ndërruar jetë. K.S.(53) nga Shkupi, pasagjer në veturën “Shkoda”, ka pësuar lëndime fizike, të cilat janë konstatuar edhe në Spitalin klinik të Manastirit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Në vendin e ngjarjes kontorll ka kryer ekipi inspektues nga SPB Manastir, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi./Telegrafi/