Një aksident trafiku ka ndodhur në Malishevë, përderisa dy të dyshuar po drejtonin veturat e tyre nga pakujdesia kanë hyrë në tejkalim në vijën e plotë me ç’rast kanë shkaktuar aksident edhe të dy veturave tjera.
Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë marrë dy të dyshuarit dhe 5 pasagjerë tjerë m/k.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/