Telegrafi

Aksident në magjistralen Strumicë-Radovish, humb jetën një person

Foto: Ilustrim

Në rrugën magjistrale Strumicë-Radovish, në pjesën nga Strumica për në Vaslilevë, mbrëmë në orën 01:10, J.C. (33) nga fshati Oraovica, Radovish, duke drejtuar veturën “Opel Zafira” me targa të Radovishit ka goditur një veturë tjetër “Golf” me targa të Shtipit, e drejtuar nga R.R. (40) nga Radovishi, me çka ka dalë nga rruga.

J.C. ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekjen e tij e kanë konstatuar mjekët e ndihmës së shpejtë.

Hetim në vendin e ngjarjes kanë kryer prokurori publik dhe ekipet e SPB Strumicë./Telegrafi/