Tetë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur rreth orës 14:00 në rrugën rajonale Skenderaj-Klinë.
Kështu bëri të ditur për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas tij, në aksident ishin të përfshira një kamion dhe një kombi. “Personat e lënduar kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, tha Zahiti./Telegrafi/