Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka konfirmuar për Telegrafin se sot rreth orës 11, në magjistralen Prishtinë – Podujevë, në fshatin Lluzhan, ka ndodhur një aksident rrugor.
Sipas tij, në këtë aksident janë përfshirë tri vetura, ku si pasojë janë lënduar tre persona.
“Të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë”, ka shtuar Borovci. /Telegrafi/