Site icon Telegrafi

Aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë, një i lënduar

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në magjistralen Podujevë-Prishtinë, në fshatin Gllamnik, ku një person është lënduar rëndë.

Një kamion është përplasur me një veturë të tipit BMW, dhe ndihma e shpejt është duke i dërguar të lënduarit në Qendrën Emergjente të Kosovës, raporton Indeksonline.

Komandanti i Stacionit të Policisë së Kosovës në Podujevë, Bekim Bislimi, ka thënë se aksidenti rrugor ka ndodhur në orën 17:40 dhe të involvuar kanë qenë një veturë dhe një kamion.

“Policia iu është përgjigjur rastit, teksa një person ka qenë i lënduar, por jo me lëndime të rënda”, ka thënë Bislimi.

Gjithashtu Bislimi ka informuar se të lënduarit i është dhëna ndihma e parë nga Emergjenca e Podujevës.

Aksidenti ka shkaktuar kolonë të gjatë të veturave në magjistralen Podujevë- Prishtinë.

Exit mobile version