Telegrafi

Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, krijohen kolona të gjata

Një aksident trafiku ka ndodhur pak minuta më parë në magjistralen Prishtinë-Pejë, në fshatin Vragoli.

Telegrafi ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihet se në aksident janë përfshirë dy vetura.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësiti policor, ndërkaq nuk dihet nëse ka pasur të lënduar.

Si pasojë e këtij aksidenti janë krijuar kolona të gjata të automjeteve, ku kolona arrin deri në Fushë Kosovë.

Telegrafi ka kontaktuar me policinë dhe është në pritje të informacioneve zyrtare lidhur me këtë aksident. /Telegrafi/