Telegrafi

Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë (Foto)

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në orët e pasditës në rrugën Prishtinë-Pejë, tek Zona Industriale në Drenas.

Si pasojë e këtij aksidentit, i cili për fat të mirë ka kaluar vetëm me dëme materiale, është krijuar një kolonë e gjatë 6 kilometra, raporton KosovaPress.

Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.

Nga bllokimi i rrugës kolona është krijuar nga Zona Industriale deri te fshati Sllatinë i Fushë Kosovës./KP/Telegrafi/