Bora që ka rënë këto ditë, ka bërë që të shtohet numri i aksidenteve në komunikacion.
Një aksident ka ndodhur sot, në magjistralen Prishtinë – Pejë, përkatësisht në fshatin Llapushnik.
Dy vetura janë përplasur, teksa njëra është rrokullisur dhe ka dalë jashtë rrugës.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.
Ndërkaq, nuk dihet nëse ka të lënduar. /Telegrafi/