Telegrafi

Aksident në magjistralen Prishtinë-Gjilan, një person i lënduar (Video)

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti, që ka ndodhur sot në orët e pasditës, në magjistralen Prishtinë-Gjilan.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani ka bërë të ditur se një person ka pasur lëndime të lehta trupore, dhe i njëjti pas trajtimit mjekësor do të lirohet për në shtëpi.

“Aksidentu ka ndodhur në orët e pasditës, ndërmjet dy veturave. Njëra veturë nga pakujdesia ka goditur veturën tjetër. Si pasojë, një person ka lëndime të lehta trupore, dhe pas tretmanit mjekësor do të lëshohet për në shtëpi”, ka thënë Hashani. /Telegrafi/