Një aksident trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovës, ku si pasojë katër persona kanë kërkuar tretman mjekësor.
Në këtë aksident që ka ndodhur në orët e mëngjesit kanë qenë të përfshira tri vetura.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës tha për Telegrafin se si pasojë e aksidentit katër persona kanë kërkuar tretman mjekësor. /Telegrafi/