Rreth orës 01:30 në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, saktësisht në fshatin Llapnasellë ka ndodhur një aksident trafiku ku ka humbur jetën një person dhe dy të tjerë janë lënduar.
Zyrtar policor konfirmojnë për Telegrafin se në aksident ka qenë e përfshirë një veturë e tipit BMW, e cila ka humbur kontrollin dhe është përplasur në një dyqan.
Trupi i pajetë i viktimës V. A 18 vjeç është dërguar për obduksion, ndërkohë që personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.
Me rastin po merren njësiti i trafikut. /Telegrafi/