Telegrafi

Aksident në magjistralen Pejë – Prishtinë, lëndohen tetë persona

Të hënën rreth orës 12:00, në fshatin Gllarevë në magjistralen Pejë – Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova ka sqaruar për Telegrafin se në këtë aksident janë përfshirë tri vetura, me ç’rast janë lënduar tetë persona.

“Informata më të hollishme për momentin nuk mund të japim”, ka shtuar Rugova. /Telegrafi/