Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Pejë- Prishtinë, ku për pasojë pesë persona kanë pësuar lëndime.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi bëri të ditur se aksidenti mes dy veturave ka ndodhur në fshatin Kliçinë.
“Rreth orës 06:50, në magjistralen Pejë – Prishtinë, në fshatin Kliçinë ka ndodhur një aksident trafiku. Policia ka dal në vendin e ngjarjes. Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura. Pesë persona kanë pësuar lëndime dhe kanë marrë tretman mjekësor në emergjencën e Spitalit në Pejë”, ka thënë Gashi.
Ai ka shtuar se pas tretmanit mjekësorë të gjithë janë liruar, pa lëndime serioze. /Telegrafi/