Sot në magjistralen Pejë – Prishtinë, respektivisht në fshatin Kliqinë, rreth orës 11:00, ka ndodhur një aksident trafiku.
Këtë e ka bërë të ditur për Telegrafin zyrtari për informim në Policinë e Kosovës, për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, dhe si pasojë një person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti nga qytetarët është bartur në Spitalin Regjional në Pejë për të marrë trajtimin mjekësor. Për shkak të natyrës së lëndimeve më pas ky person është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)”, ka shtuar Rugova. /Telegrafi/