Site icon Telegrafi

Aksident në magjistralen “Nëna Terezë”, një person i lënduar

Dje në magjistralen “Nëna Terezë” ka ndodhur një aksident në komunikacion ku një persona ka marr lëndime të rënda trupore.

“Dje rreth orës 16:00 në Sektorin e Punëve të Brendshme në Shkup është lajmërua se në magjistralen “Nëna Tereza” në afërsi të Hipodromit vetura e markës “Volkswagen kedi” me targa të Shkupit e drejtuar nga personi B.G. (55) nga Shkupi ka goditur në mbrojtëset metalike të rrugës.

Gjatë aksidentit vozitësi ka marr lëndime të rënda trupore që janë konstatuar nga mjeku në Klinikën “Nëna Terezë”.

Inspektim në vendin e ngjarjes kanë bërë ekipet e SPB Shkup dhe po punohet për zbardhjen e rastit./Telegrafi/

Exit mobile version