Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 19:00 në magjistralen Mitrovicë–Prishtinë, në fshatin Nagavc.
Me këtë rast tre persona kanë kërkuar tretmanë mjekësor në QKF- Vushtrri, si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident trafiku.
Zëdhënësi i policisë rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti, në një prononcim për Telegrafin konfirmoi rastin.
Sipas tij në aksident ishin të përfshira dy automjete civile.
Ndërkaq, ai tha se shkaktar i aksidentit dyshohet të jetë pakujdesia dhe mos mbajtja e distancës ndërmjet automjeteve në lëvizje. /Telegrafi/