Një aksident trafiku ka ndodhur të hënën rreth orës 13:00 në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë, saktësisht në fshatin Pestovë, ku raportohet se ka të lënduar.
Sipas Policisë në këtë aksident janë përfshirë tri vetura ku si pasojë lëndime kanë marr pesë persona në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Vushtrri.
Nga hetimet e bëra në vendin e ngjarjes shkaktar i aksidentit dyshohet të jetë mos mbajtja e distancës”, ka thënë zëdhënësi i Policisë në Mitrovicë Avni Zahiti. /kp/