Një i moshuar humbur jetën mëngjesin e së hënës pasi është përplasur nga një automjet teksa udhëtonte me biçikletë.
Ngjarja ndodhi në aksin rrugor “Lushnjë-Rrogozhinë”, në fshatin Golem, ku automjeti me drejtuese një shtetase 26 vjeçe, është përplasur me biçikletën me drejtues shtetasin, 70 vjeç, banues në Golem, i cili ka ndërruar jetë.
Shtetasja 26-vjeçare është shoqëruar në Komisariat, me të cilën po kryhen veprimet hetimore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /Telegrafi/