Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në orët e pasdites në fshatin Llukar të Prishtinës.
Në aksidentin ku janë ndeshur dy vetura ka edhe disa persona të lënduar.
Nuk dihen shkaqet e aksidentit, por dyshohet të jenë kushtet e vështirësuar klimatike, si pasojë e shtresës së borës që kishte mbuluar rrugën, raporton KP.