Dy shtetas të Maqedonisë janë lënduar në aksidentin që ndodhi sot në afërsi të Librazhd. Në aksident ka edhe tre persona të tjerë, të cilët janë shtetas shqiptar.
Në aksident, që ndodhi në rrugën Librazhd – Elbasan, të lënduar janë shtetasit e Maqedonisë Xh.H dhe L.H nga Shkupi bashkërisht me tre shtetasit shqiptar. Të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ekipi i policisë ka qenë në vendin e ngjarjes dhe tani duhet të vërtetojë arsyen e aksidentit.
Sipas mediave të vendit, është e mundshme që moti i ligë të jetë arsye për aksidentin e ndodhur./Telegrafi/