Një aksident trafiku ka ndodhur në lagjen Kalabria në Prishtinë, ku të përfshirë kanë qenë dy vetura.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar. /Telegrafi/