Një person ka marrë lëndime të rënda, në një aksident trafiku që sot pas mesnate (00:30) ka ndodhur në Kumanovë, në bulevardin “Revolucioni i tetorit”.
Siç thonë nga MPB, në aksident janë përfshirë makina “Audi” e drejtuar nga V.A (24) nga Kuanova dhe “Peugeot” e drejtuar nga S.A, po ashtu nga Kumanova.
Pas aksidentit, personat në makinën “Audi” janë dërguar në Spitalin e Kumanovës, ku bashkudhëtarit B.P i janë konstatuar lëndime të rënda.
Hetime në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Kumanovë./Telegrafi/