I.V (19) dhe L.D (33) na Kumanova kanë marrë lëndime të rënda trupore në një aksident që ndodhi dje pasdite në sheshin “Revolucioni i tetorit”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas policisë, deri tek aksidenti ka ardhur pasi motoçikleta “Feling” pa targa e drejtuar nga I.V, ka goditur makinën “Mercedes” me targa të Kumanovës, e drejtuar nga M.P (28), të gjithë nga Kumanova.
Pas ndihmës mjekësore në Spitalin e Kumanovës, L.D dhe I.V janë dërguar si raste urgjente në klinikat e Shkupit.
Hetim në vendin e ngjarjes kanë kryer ekip i SPB Kumanovë dhe popunohet për zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/