Një person humbi jetë ndërsa personi tjetër është në gjendje të rëndë shëndetësore pas aksidentit që ndodhi sot në mëngjes.
Nga ndihma e shpejtë thonë se personi i lënduar është bartur në klinikat e Shkupit, njofton Telegrafi Maqedoni.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 6:00 në bulevardin ‘Revolucioni i tetorit’.
Nga SPB Kumanovë vërtetuan se ka ndodhur aksident ndërsa informacione do të ketë gjatë ditës së sotme./Telegrafi/