Një djalë 10-vjeçar ka humbur jetën në një aksident në komunikacion që ndodhi sot rreth orës 14:30 në rrugën që të çon nga Kumanova për në fshatin Ramanli.
Burime jozyrtare nga terreni thonë se prindërit e tij ishin në makinën ku ndodhej fëmija, informon “Alsat”.
Viktima është dërguar në qendrën e urgjencës nga banorët. Shkaqet e përplasjes nuk dihen ende, policia po heton në vendin e ngjarjes, për arsye të së cilës është bllokuar edhe komunikacioni./Telegrafi/