Site icon Telegrafi

Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga – policia jep detajet e para

Mbrëmë një autobus është përmbysur në autostradën A1 pranë Donja Zdençinës në Zagreb të Kroacisë.

Sipas mediave kroate, në autobus ndodheshin 26 pasagjerë dhe dy shoferë.

Ndërsa policia ka deklaruar se nuk ka të lënduar.

Gjithashtu, autoritetet njoftuan se aksidenti ka ndodhur rreth mesnatës.

“Një autobus me shenja kombëtare të huaja doli nga rruga pasi shoferi humbi kontrollin e timonit. Sipas informacioneve tona, askush nuk u lëndua”, tha Departamenti i Policisë së Zagrebit.

Mësohet se i aksidentuar është autobusi i kompanisë turistike kosovare nga Suhareka, Harea.

Telegrafi ka kontaktuar me kompaninë për informata më të hollësishme. Të njëjtët nuk kanë kthyer përgjigje. /Telegrafi/

Exit mobile version