Site icon Telegrafi

Aksident në Kratovë, humb jetën një person

Një person ka humbur jetën, ndërsa pesë të tjerë janë lënduar, përfshirë edhe një fëmijë një vjeç, në një aksident të rëndë automobilistik që ndodhi dje në fshatin Straçin, rajoni i Kratovës.

Aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve “Golf” dhe “BMW”.

Në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë bashkudhëtari i veturës “Golf”, V.J. (53) nga fshati i Kostin Dol, në Makedonska Kamenic, ndërsa lëndime të lehta kanë marrë S.Gj. dhe bashkudhëtarët e të njëjtës veturë V.J.(50), N. Ј (20) dhe një fëmijë një vjeç. Shoferi K.P është transferuar në Qendrën Shëndetësore në Kratovë për trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes është bërë ekspertizë nga policia e Kratovës./Telegrafi/

Exit mobile version