Site icon Telegrafi

Aksident në Korçë, tre të plagosur

Mjet tip benz me targa KO 7539 B, ka dalë nga rruga, duke rënë disa metra në greminë, dhe duke shkaktuar plagosjen e tre shtetasve.

Të plagosurit janë Eftin Kitani, Aleksandër Mitre dhe shtetasi Andon Stërpo, 20 vjeç, i cili ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore. Dy të plagosurit e tjerë janë dërguar në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm, pasi kanë marrë plagë të lehta.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e aksidentit./Telegrafi/
 

Exit mobile version