MPB Maqedoni njofton se dje (10.04.2024) në ora 21:30 në Koçan, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria R.S nga Shtipi, duke vepruar pas denoncimit se ai me makinën e tij “Yugo” ka goditur tavolinën në të cilën është ulur S.T (52) nga Koçani dhe familja e tij, në oborrin e shtëpisë.
“Sipas denoncimit, më pas ka ndodhur një përplasje fizike mes familjeve të S.T. dhe R.S, dhe disa nga të përfshirët pësuan lëndime”.
“Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, pas së cilës do të ngrihen kallëzimet përkatëse”, thonë nga MPB.