Telegrafi

Aksident në Klinë të Epërme, lëndohen katër persona

Foto: Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur dje pasdite në fshatin Klinë e Epërme, ku të përfshira kanë qenë tri automjete të udhëtarëve me targa vendore si dhe me drejtues meshkuj kosovarë.

Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur për shkak të mosmbajtjes së distancës.

Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime të lehta kanë pësuar katër pasagjerët të cilët pas tretmanit mjekësor lirohen për në shtëpi. /Telegrafi/