Site icon Telegrafi

Aksident në Kavadar, humb jetën një person

Foto: Ilustrim

Në Spitalin Klinikë të Shkupit ka ndërruar jetë një person, i lindur më vitin 1994, pas një aksidenti të rëndë që ndodhi sot në Kavadar.

Personi tjetër, i lindur më 1991, është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ende është në klinikë, deklaroi për AIM zëdhënsja e Prokurorisë Publike, Elizabeta Nedanovska.

Prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike në Kavadar në koordinim me një ekip inspektorësh nga Ministria e Brendshme inspektuan vendin ku ndodhi sot aksidenti i rëndë në të cilën humbi jetën një person.

“Sot pasdite rreth orës 12:45 në një udhëkryq në Kavadar, u përplasën një motor “Yamaha” dhe një xhip “Ford” me targa të Manastirit. Sipas informacioneve paraprake, aksidenti erdhi ku xhipi po kthehej majtas në kryqëzimin e bulevardit kishte goditur motorin që vinte nga kahu i kundërt. Shoferi dhe pasagjeri i motorëve morën lëndime të rënda trupore dhe u transportuan menjëherë në klinikat e Shkupit. Si pasojë e dëmtimeve, shoferi i motorit (26) ndërrojë jetë, ndërsa shoku i tij (29) është në gjendje kritike”, thuhet në deklaratë./Telegrafi/

Exit mobile version