MPB ka njoftuar se dje në ora 12:20 në rrugën rajonale Kavadar – Moklisht, në dalje nga fshati Vatashë i Kavadarit, një motoçikletë “hamachi” e drejtuar nga L.S.(48) e fshatit Vatashë ka dalë jashtë rrugës.
“Në aksident lëndime të rënda ka marrë motoçiklisti, të konstatuar në spitalin e Kavadarit, pas së cilës është transferuar në klinikën “Nënë Tereza”, ku dhe ka ndërruar jetë.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka bërë ekipi policor nga DPB Kavadar dhe prokurori publik, me urdhër të cilit trupi i pajetë është dorëzuar për autopsi”, thonë nga policia./Telegrafi/