Site icon Telegrafi

Aksident në kantierin e Aeroportit të Vlorës, vdes shoferi i kamionit

Një aksident tragjik ka ndodhur në Aeroportin e Vlorës, ku një shofer kamioni ka humbur jetën si pasojë e një përplasjeje me një fadrome.

Viktima, një burrë 60-vjeçar, u aksidentua gjatë punës së tij dhe nga lëndimet e rënda, ai ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i fadromës, që raportohet se është shtetas i Kosovës është arrestuar dhe po mbahet nën hetim për rrethanat e aksidentit.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e ngjarjes, raporton euronews.al.

 

Exit mobile version