Telegrafi

Aksident në Kaçanik, mes dasmorëve dhe një veture tjetër

Në Kaçanik ka ndodhur një aksident trafiku, ku një veturë nga kolona e dasmorëve është aksidentuar me një veturë tjetër.

Është raportuar edhe për të lënduar.

Një lexues i Telegrafit ka njoftuar se personat e përfshirë në aksident janë kacafytur. Policia konfirmoi aksidentin, ndërsa thanë se janë në vendngjarje për tu marrë me rastin. /Telegrafi/