Site icon Telegrafi

Aksident në hyrje të Vushtrrisë, lëndohen gjashtë persona

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 19:30 në hyrje të Vushtrrisë.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ndërkaq janë lënduar gjashtë persona, të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti ka thënë se aksidenti ka ndodhur afër fabrikës “Llamkos”, si pasojë e mosmbajtjes së distancës së duhur nga veturat. /Telegrafi/

Exit mobile version