Aksidentet në Kosovë nuk kanë të ndalur. Një i ngjashëm ka ndodhur edhe sot në magjistaren Prishtinë-Mitrovicë.
Në hyrje të Prishtinës është shkaktuar një aksident ku kanë qenë të përfshira katër vetura.
Për disa orë komunikacioni në këtë magjistrale është vështirësuar, ndërsa Policia ka dal në vendin e ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar.
Brenda 24 orëve janë raportuar dy aksidente që kanë rezultuar me fatalitet.