Telegrafi

Vetaksident në Gurrakoc të Istogut

Një vetaksident ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Gurrakoc të Istogut, ku një person ka mbetur i lënduar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka thënë për Telegrafin se rasti është raportuar rreth orës 19:15.

“Rreth orës 19:10 minuta Policia është njoftu për një vetaksident në Gurrakoc të Istogut. Një person e ka goditur shtyllën elektrike. Lëndime ka, është në emergjencë të Spitalit Rajonal, jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Gashi.

Nga një foto e siguruar nga Telegrafi, shihet një veturë e tipit Golf 5 që është përmbysur buzë rrugës kryesore./Telegrafi/