Site icon Telegrafi

Aksident në Gradsko-Prilep, humb jetën një person

Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore Publike e Kavadarit ka kryer ekspertizë në autostradën Gradsko-Prilep ku ndodhi një aksident i rëndë këtë mëngjes në të cilin një person humbi jetën, ndërsa pesë morën lëndime.

Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka ndodhur kur një “Volkswagen Golf” me targa të Manastirit është përplasur me një Jeep “Land Rover” me targa të Velesit. Në aksident jetën e ka humbur një udhëtar i cili ishte në veturën Golf.

Prokuroria informon se komunikacioni është ndaluar për qarkullim deri sa të përfundojë inspektimi.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit u dorëzua për autopsi, ndërsa u morën mostra për të provuar praninë e alkoolit në gjak dhe urinë të drejtuesve të të dy makinave./Telegrafi/

Exit mobile version