Telegrafi

Aksident në Gjilan, lëndohen katër persona

Foto: Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në Gjilan. Si pasojë e këtij aksidenti ku të përfshira kanë qenë dy vetura, janë lënduar katër persona.

“Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy meshkuj kosovarë dhe dy femra kosovare.

Dy nga të lënduarit pas tretmanit mjekësor janë liruar, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/