Telegrafi

Aksident në Gjakovë, një këmbësor i lënduar

Foto arkivi

Një person (këmbësor) ka marr lëndime trupore pasi është goditur nga një veturë në trafik.

Ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 19:00 në fshatin Bardhaniqi, në Gjakovë.

Sipas raportit policor, viktima është dërguar në spitalin e Gjakovës për tretman mjekësor.

“Vozitësi,  me veturën e tij nga pa kujdesia ka goditur këmbësorin. Viktima është dërguar në Spitalin e Gjakovës për tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, vozitësi është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim