Një person (këmbësor) ka marr lëndime trupore pasi është goditur nga një veturë në trafik.
Ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 19:00 në fshatin Bardhaniqi, në Gjakovë.
Sipas raportit policor, viktima është dërguar në spitalin e Gjakovës për tretman mjekësor.
“Vozitësi, me veturën e tij nga pa kujdesia ka goditur këmbësorin. Viktima është dërguar në Spitalin e Gjakovës për tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Ndërkaq, vozitësi është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Foto: Ilustrim