Në pistën e vjetër të Aeroportit të Prishtinës janë zhvilluar garat e “Drag Race”.
Siç është raportuar, një ngjarje e tillë ka zgjuar edhe interesimin e adhuruesve të garave të automobilizmit.
Megjithatë, kjo ngjarje është karakterizuar edhe me një aksident jo të lehtë.
Sipas disa pamjeve të ardhura në adresë të Telegrafi, shihet një veturë e aksidentuar, e cila supozohet se është përplasur me rrethojat.
Së paku sipas komentuesve të mediave sociale, përkatësisht të disa pamjeve, shoferi i veturës ka shpëtuar me lëndime të lehta trupore – pasi shihet se është rikthyer në pistë, ku është pritur me duartrokitje. /Telegrafi/