Humbja e kontrollit të automjetit si dhe shpejtësia e madhe e tij bënë që makina të dalë nga rruga dhe të përplaset me një pemë anës rrugës. Përplasja ishte e fortë dhe si pasojë e saj dy pasagjerë u plagosën rëndë.
Policia rrugore shkoi në vendngjarje dhe bëri këqyrjen e vendngjarjes si dhe nxori shkakun e aksidentit, shpejtësinë e madhe me pasojë daljen nga rruga të automjetit. /Telegrafi/